Gjatë ditës së sotme në medie u raportua se kryediplomati Josep Borrell ka ftuar në takim kryeministrin e Kosoëvs Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, në medie gjatë ditës së sotme u raportua se kryediplomati evropian, Josep Borrell ka ftuar në takim kreun e ekzekutivit kosovar, Albin Kurti si dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.
Mirëpo në një konferencë për medie, kryeministri Albin Kurti theksoi se deri në këto momente ende nuk ka marrë ndonjë ftesë nga kryediplomati Borrell.
“Një ftesë të tillë nuk e kemi, në momentin që do ta kemi sigurisht se do ta bëjmë publike dhe do të shprehim qëndrimin tonë, jemi për dialog të përgatitur mirë drejt një marrëveshje të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi me njohje reciproke”, tha tha Kurti. /Demokracia.com/