Lajme
Pasi u tërhoq, Kurti mundohet të sqarojë situatën për vendimin e Qeverisë
Demokracia
06:53 | 01 Gusht 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se shtyrja e zbatimit të vendimeve për targat dhe reciprocitetin për letërnjoftime bëhet vetëm me kushtin që nga veriu i vendit të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rikthehet liria e lëvizjes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qartësuar situatën e shtyrjes së vendimit për aplikimin e masës së reciprocitetit për targat serbe dhe dokumentet e udhëtimit, duke thënë se kjo do të ndodh vetëm kur të largohen barrikadat nga pikat kufitare.

“Në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, ne zotojmë se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes”, shkroi Kurti.

Të ngjashme