Sport
Zyrtare: FFK-ja konfirmon edhe një mungesë të madhe për Kosovën në ndeshjen ndaj Suedisë
Demokracia
11:55 | 27 Mars 2021

Share:

Kosova do të përballet edhe me një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Suedisë, raporton Demokracia.com.

Mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Lajmi në fjalë është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ndërkohë, stafi mjekësor i “Dardanëve” është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars. /Demokracia.com

Të ngjashme