Kampioni i Italisë, Milani ka triumfuar në ndeshjen miqësore kundër ekipit francez, Marseille.
“Rossonerët” fituan pastër 0:2 ndaj Marseilles në stadiumin “Velodrome” në Francë i cili ishte i mbushur me mijëra tifozë, shkruan Demokracia.com.
“Kuqezinjtë” çështjen e fituesit e mbyllën pas 28 minutave lojë, kur avanconin 0:2.
Ishte minuta e 11-të e takimit kur Messias realizoi me ndihmën e Diaz që e shërbeu.
Realizatori i golit të parë pati “gisht” edhe tek i dyti kur asistoi për sulmuesin francez, Olivier Giroud që nuk gaboi në minutën e 28-të.
Milani në miqësoren e kaluar kundër Zalaegerszegit humbi 3:2, teksa e fitoi miqësoren ndaj Kolnit 0:1./Demokracia.com/