Sport
Zbulohet kundërshtari i Akil Gjakovës në gjysmëfinale
Demokracia
11:49 | 27 Mars 2021

Share:

Akil Gjakova është në rrugë të mbarë drejt sigurimit të një medalje në Grand Slamin e xhudos në Tblisi të Gjeorgjisë.

Xhudisti nga Kosova tashmë e ka siguruar plasmanin në gjysmëfinale, shkruan Demokracia.com.

Në fazën paraprake, pra në çerekfinale, Gjakova mposhti armenin Ferdinand Karapetian.

Kështu, ai është në rrugë të mbarë për t’i siguruar Kosovës një medalje.

Në gjysmëfinale, Gjakova do të përballet me xhudistin nga Mongolia, Tsogtbaatar Tsend-Ochir. /Demokracia.com

Të ngjashme