Akil Gjakova është në rrugë të mbarë drejt sigurimit të një medalje në Grand Slamin e xhudos në Tblisi të Gjeorgjisë.
Xhudisti nga Kosova tashmë e ka siguruar plasmanin në gjysmëfinale, shkruan Demokracia.com.
Në fazën paraprake, pra në çerekfinale, Gjakova mposhti armenin Ferdinand Karapetian.
Kështu, ai është në rrugë të mbarë për t’i siguruar Kosovës një medalje. /Demokracia.com