Lajme
Ushtarët rusë besohet të jenë incizuar duke kastruar të burgosurin ukrainas
Demokracia
20:49 | 30 Korrik 2022

Share:

Pamje të rënda të një ushtari rus teksa ka kastruar një të burgosur ukrainas, që më pas besohet të jetë vrarë, kanë shpërthyer ditëve të fundit në Rusi e Ukrainë.

Pamjet, të cilat i ka parë edhe mediumi prestigjioz “The Guardian”, fillimisht janë postuar në kanalet proruse në Telegram.

Një ushtar rus, duke bartur një kapelë të zezë, shihet teksa i afrohet një personi me duar të lidhura e kokë të kthyer poshtë e me pjesën e pasme të pantallonave të prera. I burgosuri bartte disa shirita me ngjyrë të kaltër e të verdhë, duke bërë që të identifikohej si ukrainas.

Screenshot: Twitter

Ushtari me kapelë në pamje, me doreza kirurgjikale të kaltra, mban një thikë në dorë dhe shtrihet për ta gjymtuar të burgosurin, ndërsa ushtarët tjerë abuzojnë me të.

Përderisa dihet pak për origjinën e datën e incizimit, ka pretendime se ushtari rus qe filmuar më parë në afërsi zonën lindore të Ukrainës në Sievierodonetks ku po shërbente me një formacion çeçen, të njohur si batalioni Akhat.

“The Guardian” ka shkruar të shtunën se nuk ka qenë në gjendje ta verifikojë autenticitetin e pamjeve, por videoja ka bërë bujë në mediumet proruse dhe në rrjetet sociale të Ukrainës, me përdoruesit rusë që kanë përdorur fotografi të burgosurit duke e përqeshur.

Në mes të komentuesve ka pasur analistë ukrainas e perëndimorë që kanë shprehur tmerrin e tyre.

Zyrtarët e Kievit janë zotuar për të dënuar autorët e krimit.

 

Të ngjashme