Lajme
“Shqiptarët po përgatisin ferr”, Bislimi ia kthen ashpër Selakoviqit
Demokracia
16:50 | 30 Korrik 2022

Share:

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se pushteti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq po përdor mediat për të përhapur propagandë dhe lajme që nxisin frikën.

Kjo deklaratë e Bislimit vjen pas asaj të ministrit të Jashtëm serb, Nikola Selakviq, se shqiptarët në Kosovë po përgatisin “ferrin”.

“Mbiprodhimi i artikujve të tillë të sponsorizuar nga qeveria në mediat serbe, është një ilustrim i përsosur se si qeveria ka frikësimin strategji kryesore në shfrytëzimin e turpshëm mediatik për përhapjen e panikut dhe promovimin e “akteve heroike” të udhëheqjes shtetërore”, ka thënë Bislimi në Twitter.

Beogradi zyrtar planifikon trazira në veri, deklaratat nxitëse të njerëzve të Vuçiqit si në kohën e Millosheviqit

Të ngjashme