Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë dy personat që në jetën e tyre më së shumti e kanë përmendur emrin: Hashim Thaçi.
Edhe kur ish-presidenti Thaçi nuk është në Kosovë, dyshja Osmani – Kurti vazhdojnë të aludojnë shpeshherë tek ai gjatë deklarimeve të tyre, shkruajnë Demokracia.com.
Kotësia e madhe që ka zënë dy liderët shtetërorë, mandati i të cilëve po rezulton si një kohë e humbur dhe e çuar dëm, po i bënë që ta vazhdojnë betejën politike me të, ndonëse ai nuk është aktiv në politik. Emri i tij vazhdon të jehojë në kokën e tyre.
Së fundmi, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, kanë filluar të thërrasin edhe konferenca si ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili është i pari që për ngjarje të rëndësishme filloi të mbante konferenca në aeroportin e ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Një konferencë të tilla, të dy ata e mbajnë të shtunën në mesditë, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-presidenti Thaçi organizonte konferenca për media, në disa raste edhe para shkuarjes në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare dhe në të shumtën e rasteve edhe pas kthimit prej tyre në aeroportin e Prishtinës. /Demokracia.com/