ShowBiz
Për hir të Kim Kardashian, Kris Jenner del për herë të parë ujë e sapun
Demokracia
11:40 | 30 Korrik 2022

Share:

Kjo është pamja 100% natyrale e Kris Jenner. Pa rimel, pa penel, pa buzëkuq dhe pa make up.

Kris ka qenë gjithmonë e kujdesshme për t`u shfaqur e kuruar, pa iu rritur asnjë cm flokë me tepër, por dalja ujë e sapun i dedikohet vajzës së saj Kim.

Për hir të Kim Kardashian, Kris Jenner del për herë të

Kris ka realizuar një video tutorial për të treguar rutinën e saj dhe produktet që përdor e që të gjithë janë të markës së bukurisë së Kim Kardashian.

Edhe robdëshmpëri që mban veshur ka të stampuar SKKN emrin e produkteve kozmetike nga Kim Kardashian.

Hapat e parë në rutinën e natës janë pastrimi dhe eksfolimi.

Hapi tjetër është toneri, i ndjekur nga serumi hialuronik ‘i cili përgatit lëkurën për të gjitha të mirat e tjera përrallore’.

Kris tregoi se ajo gjithmonë i aplikon produktet e saj të kujdesit të lëkurës deri në zonën e qafës dhe gjoksit ‘sepse është vërtet e rëndësishme, veçanërisht kur je në moshë.’

Për hir të Kim Kardashian, Kris Jenner del për herë të

Serumi i vitaminës C është hapi tjetër, i ndjekur nga kremi i fytyrës dhe një nga vajrat. Vaji i natës vendoset para gjumit.

Hapi i fundit ishte kremi i syve.

Të nëntë produktet e plota aktualisht po shiten me një kosto të zbritur prej 575 dollarë.

Të ngjashme