Indeksi i çmimeve të konsumit Comparis ka matur se si njerëzit në Zvicër e perceptojnë rritjen e çmimeve, duke treguar gjithashtu se ku është më i theksuar inflacioni, përcjell albinfo.ch.
Ky sondazh, i kryer së bashku me qendrën e kërkimit ekonomik të Institutit Federal Politeknik (ETH) në Cyrih, shikon “zhvillimin e çmimeve të mallrave të konsumuara rregullisht”, tha Comparis.
Sondazhi zbuloi se kostot më të larta ndihen më shumë gjatë blerjes së karburanteve, të cilat u rritën me 7.3 për qind në qershor. Udhëtimet ajrore u rritën me 5.1 për qind dhe ushqimet me 4.9 për qind.
Në një kontekst më të gjerë, krahasuar me vitin 2000, çmimet e karburanteve janë rritur me 64,15 për qind, transporti ajror me 53,7 për qind dhe kostoja e ngrohjes me 174 për qind