Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet të dielën me Suedia në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, sfidë kjo që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Kombëtarja e Suedisë pritet të arrijë nesër në Kosovë, kurse nga ora 17:30 do të zhvillojë seancën stërvitore.
Më pas, me fillim nga ora 18:40 do të jetë konferenca për media e Kombëtares së Suedisë.
Siç ka informuar ditë më parë Demokracia.com, kombëtarja suedeze do të vendosën në hotelin “Sheraton” në Prishtinë.
Ndërkaq, Kombëtarja e Kosovës mban konferencën për media nga ora 18:00, kurse stërvitjen e fillon nga ora 19:00.
Në konferencat për media do të jenë të pranishëm 12 gazetarë që janë akredituar për sallën e konferencave. /Demokracia.com