Sport
Samir Ujkani e harron fitoren me Lituaninë: Testi i vërtetë është të dielën
Demokracia
19:45 | 26 Mars 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll është duke i zhvilluar përgatitjet e fundit para ndeshjes së rëndësishme me Suedinë që e zhvillon të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Demokracia.com.

Dardanët pas fitores së thellë të mërkurën ndaj Lituanisë, janë gati për një tjetër paraqitje spektakolare, megjithatë, sipas portierit dhe kapitenit të Kosovës, Samir Ujkani sfida ndaj Suedisë dallon shumë.

“Fitorja ndaj Lituanisë ka qenë miqësore dhe test i madh për neve me tregu veten që jemi gati për çdo lojë është të dielën. Suedia është në nivel të lartë. U kthye edhe Ibrahimovici i cili është top lojtar. Ne duhet të vazhdojmë me lojën tonë. Me përparu lojë për lojë edhe me jep maksimumin. Shpresojmë një rezultat sa ma të mirë për neve. Kualiteti individual e kanë ma të mirë. Ne duhet te luajmë futbollin tonë edhe të shpresojmë  në rezultat pozitiv”, ka thënë Ujkani për faqen zyrtare të FFK-së. /Demokracia.com

Të ngjashme