Sonte në mbrëmje, Drita e Gjilanit do ta zhvillojë njëren prej ndeshjeve më me rëndësi në histori të klubit.
Skuadra nga Anamorava do të jetë nikoqire e belgëve të Royal Antwerpit në kuadër të rundit të dytë eliminator në Ligën e Konferencës.
Ndeshja e parë në Antwerp u mbyll në paqe 0:0, derisa në stadiumin “Fadil Vokrri” sonte, Drita synon ta shkruajë historinë.
Në prag të ndeshjes së sotme, Antwerpi ka publikuar një video fenomenale nga nisja drejt Prishtinës nga Antëerpi.
“Udhëtimi i fundit, Prishtinë”, shkruan mes tjerash klubi belg.
Ndryshe, kjo sfidë luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.
Në rast të kualifikimit tutje, në rundin e tretë eliminator, Drita do të përballej me fituesin e ndeshjes Seinajoen Jalkapallokerho – Lillestrom.