Ministri i Financave Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur deputetit Besnik Tahiri nga AAK, i cili tha se qeveria po bllokon projektet komunale.
Ai tha se të gjitha komunat do të trajtohen njësoj, e jo si janë trajtuar më herët nga pushtet e tjera.
“Është e pavërtetë që u tha se po bllokohen projektet komunale nga qeveria apo ministria. Kushdo që e din se si funksionon pushteti lokal e din që komunat kanë autonomi të plotë sa i përket shpenzimit të buxheteve të tyre. Të gjitha projektet që i kanë mund t’i kryejnë që sot. Madje kërkesa ime si ministër i Financave është që të ketë dinamik sa më e shpejtë e projekte. Asnjë projekt nuk bllokohet nga qeveria e ministria. Të gjitha komunat do të trajtohen njësoj, e jo si janë trajtuar më herët nga pushtet e tjera”, tha Murati.
LEXO EDHE:
Besnik Tahiri: Raportet e komunave me qeverinë asnjëherë nuk kanë qenë më të dobësuara