Lajme
VIDEO| U identifikua vetëm përmes ADN-së, djali i mbijeton sulmit rus me 40% të trupit të djegur
Demokracia
20:01 | 27 Korrik 2022

Share:

Një 7-vjeçr nga Ukraina, pavarësisht se 40 për qind e trupit të tij është djegur si pasojë e sulmit rus, ka arritur që të mbijetojë.

Romani, shtatëvjeçar, është njëri ndër dhjetëra viktimat e sulmit të Rusisë ndaj qytetit qendror ukrainas Vinicija, më 14 korrik. Koka, krahët dhe këmbët e tij u lënduan rëndë nga djegiet si pasojë e një sulmi rus me raketa.

Nëna e tij vdiq nga shpërthimi dhe u identifikua disa ditë më vonë, vetëm në saje të një testi ADN-je, raporton REL.

Romani është transferuar në një spital në Gjermani, për trajtim special.

Të ngjashme