Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur në konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Royal Antwerp në ndeshjen e kthimit në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Drita dhe Royal Antwerp do të ballafaqohen të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajneri shkupjan ka thënë se futbollistët e tij kanë një motiv të veçantë për ndeshjen e kthimit, ndërsa shtoi se ata kanë analizuar kundërshtarin në dy ndeshjet e fundit, përfshirë takimin e parë në Belgjikë.
“Skuadra jonë është mirë. Futbollistët janë të fokusuar në ndeshje. Shoh një motiv të veçantë për ndeshjen e nesërme. Na pret një sfidë e madhe, realisht një mundësi shumë e mirë për futbollistët tanë të tregojnë vlerat. Kemi analizuar kundërshtarin. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjes. Kemi analizuar dy ndeshjet, ndaj nesh edhe atë në kampionat të Antwerp”, tha Nuhiu në konferencë për shtyp, shkruan Demokracia.com.
Nuhiu vlerësoi lart kundërshtarin belg, derisa shtoi se ka besim në futbollistët e tij.
“Bëhet fjalë për një skuadër agresive, skuadër që bën presion të lartë, me individë shumë cilësor. Për të gjitha këto kemi pasur javën e kompletuar të përgatitemi. Unë kam besim të plotë te skuadra jonë që do të përformohet mjaft mirë atë që kemi përgatitur”, shtoi trajneri Ardian Nuhiu.
Në konferencë për media ishte i pranishëm edhe futbollisti Arbnor Muja./Demokracia.com/