KB Vëllaznimi është përforcuar edhe me lojtarin e dytë të huaj për sezonin 2022/23.
Ekipi nga Gjakova të mërkurën në faqen zyrtare, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me alo-qendrën amerikane Will Brown, i cili ka firmosur kontratë të jetë pjesë e klubit për edicionin e ri.
Brown (213 cm), sezonin e fundit ka luajtur në elitën e Çekisë, tek ekipi GBA Fio Banka Hradec dhe ka pasur një mesatare prej tetë pikëve e pesë kërcimeve për ndeshje.
Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe në Rumani.
“Will Brown lojtari më i ri i ekipit në pozitën 4/5. Alo-Qendra e gjatë 213cm armë të fortë ka bllokadat dhe do të jetë lojtar kyç në trapez”, ka shkruar Vëllaznimi.
Para Brownit, Vëllaznimi ka angazhuar edhe fundorin Preston Knowles.