Tifozët e Trepçës ’89 nuk e kishin pritur edhe aq mirë, transferimin ri të skuadrës “minatorë”.
Trepça ’89 në gjatë javës kishte prezantuar katër lojtarë të ardhur nga Afrika e Jugut.
Dy prej tyre janë zyrtarizuar pak ditë më parë por kjo nuk u prit mirë pasi faqja zyrtare e klubit u vërshuar me komente negative.
Ndaj kësaj sot ka reaguar edhe kryesia e klubit, duke thënë se klubi nga Mitrovica gjithmonë ka qenë vatër e talentëve të rinj nga Kosova dhe prurja e talentëve nga jashtë nuk ndikon aspak në zhvillimin dhe strukturën e klubit për hapësirën e talenteve të rinj Kosovarë si çdo sezon.
Reagimi i plotë nga klubi Trepça ’89:
Njoftim
Sa i përket postimit të fundit në faqen zyrtare të klubit për transferimin e dy lojtarëve të rinj nga Afrika e Jugut dhe komentet negative drejtuar kryesisë së klubit, klubi futbollistik Trepça’89 është dhe do të jetë vatër e talenteve të reja Mitrovicase gjithashtu edhe Kosovare dhe si do të i u jap rastin talentave të rinë Kosovarë si çdo sezon.
Prurja e talenteve të rinj nga jashtë vendit nuk do të ndikon aspak në zhvillimin dhe strukrën e klubit tonë për hapsirën e talenteve të rinjë osovarë si çdo sezon.
Me respekt Kryesia e KF Trepçës’89
President z. Abedin Zeka 26.03.2021