Sport
Alderweireld e Nainggolan me shokë zbarkojnë në Kosovë, Antwerp publikon pamjet
Demokracia
16:59 | 27 Korrik 2022

Share:

Ekspedita e klubit belg, Royal Antwerp para pak çastesh ka zbarkuar në tokën e Kosovës.

Klubi belg ka zbritur në aeroportin e Prishtinës një ditë para përballjes së kthimit me Dritën e Gjilanit, raporton Demokracia.com.

Klubi belg ka publikuar pamjet e para të zbritjes nga aeroplani të futbollistëve të saj e ku ndër ta ishin edhe yjet e ekipit, Toby Alderweireld e Radja Nainggolan.

Antwerp pritet të kryejë sot seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita dhe Antwerp luajnë të enjten ndeshjen e kthimit në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Rezultati i ballafaqimit të parë ishte 0:0, andaj çështja e kualifikimit tutje vendoset në kryeqendrën e Kosovës.

Vlen të përmendet se Drita pritet të ketë mbështetjen e mijëra tifozëve në shkallët e stadiumit./Demokracia.com/

Të ngjashme