Në mes tensioneve dhe debateve të shumta në mes pozitës dhe opozitës është zhvilluar sot mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.
Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, në mbledhjen e Komisionit për Energji, i është drejtuar deputetit Armend Muja nga radhët e VV-së, duke i thënë se ky i fundit është pshtjellani më i madh në komision.
“Ngo se ti je njëri nga pshtjellanat më të mëdhaj në këtë komision”, i ka thënë Beqa Mujës.