Lajme
Kompania gjermane “Lufthansa” ka anuluar sot mbi një mijë fluturime
Demokracia
13:00 | 27 Korrik 2022

Share:

Aviokompania gjermane Lufthansa ka anuluar sot më shumë se 1.000 fluturime për shkak të grevës së personelit të aeroporteve të kompanisë lidhur me një mosmarrëveshje për pagat.

Greva njëditore, e cila filloi në orën 03:45 të mëngjesit sipas kohës lokale ka detyruar kompaninë gjermane të anulojë pothuajse të gjitha fluturimet nga aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut.

Ndërprerje të mëdha dhe vonesa të fluturimeve priten gjithashtu në aeroportet e Berlinit, Këlnit, Bonit dhe Dyseldorfit, duke shtuar kaosin e udhëtimeve gjatë periudhës së valës së pushimeve.

Më shumë se 134 mijë pasagjerë do të preken nga anulimet e fluturimeve, njofton Lufthansa.

Sindikata “Ver.di” po kërkon rritje pagash prej 9.5 për qind për t’ua lehtësuar punonjësve përballjen me inflacionin.

Raundi i radhës i negociatave për pagat pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Frankfurt.

Të ngjashme