Sport
Nora Gjakova e bënë Gjeorgjinë të flas për Kosovën, fiton medaljen e artë
Demokracia
16:25 | 26 Mars 2021

Share:

Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka bërë që Gjeorgjia të flas për vendin tonë. Ajo ka shkëlqyer në Grand Slamin e Tbilisit, duke e fituar medaljen e artë, shkruan Demokracia.com.

Nora shkëlqeu në kategorinë deri në 57 kilogramë duke i fituar të gjitha meçet.

Në finale, 28 vjeçarja u tregua më e suksesshme se garuesja nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani, duke fituar kështu edhe pikë olimpike.

Në xhiron e parë, Gjakova ishte e lirë, ndërsa në rrethin e dytë e mundi me Ippon ukrainasen Mariia Skora.

Në meçin e dytë garuesja kosovare e mposhti po ashtu me Ippon garuesen nga Austria, Sabrina Filzmoser.

Ndërkaq, në çerekfinale Nora ajo e mundi serben Marica Perisic.

Gjakova ishte e sigurt edhe në gjysmëfinale, ku ishte më e mirë se sllovenia Kaja Kajzer. /Demokracia.com

Të ngjashme