Reperi i njohur shqiptar, Noizy i ka kthyer përgjigjie reperit Cllevios pas deklaratave të tij në rrjetin social Instagram.
Noizy kërkoi nga Cllevio të ndalojë së ofenduari në rrjetet sociale, dhe e këshillojë që të merret me muzikë meqë dy këngët e tij të fundit janë bërë hite.
Ndër të tjera, Noizy i tha se nuk ka besim të plotë as pas kërkim-faljes nga Cllevio.
“Un ende s’kam besim te ti gjithsesi shofim, te jesh mire”, shkroi Noizy.