Lajme
Sulmi në “Capitol Hill” po pyeten direkt dëshmitarët
Demokracia
07:44 | 27 Korrik 2022

Share:

Departamenti Amerikan i Drejtësisë po shqyrton përfshirjen e supozuar të Donald Trump në përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, sipas mediave amerikane.

Prokurorët federalë thuhet se kanë pyetur drejtpërdrejt dëshmitarët për veprimet e ish-presidentit amerikan.

Deri më tani ata kanë zgjedhur të mos hapin një hetim zyrtar penal ndaj vetë Trump-it për rolin e tij të dyshuar.

Rebelët sulmuan Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021 në një përpjekje për të përmbysur humbjen zgjedhore të presidentit.

Trump ka lavdëruar publikisht ata që sulmuan ndërtesën, por mohon çdo keqbërje personale.

Departamenti i Drejtësisë tashmë ka një hetim penal për atë që ndodhi më 6 janar. Raportet se dëshmitarët po merren në pyetje për rolin e zotit Trump nuk do të thotë se prokurorët federalë do të vendosin të ndjekin akuzat penale kundër tij.

Hetimi është i ndarë nga seancat dëgjimore të profilit të lartë të Kongresit që janë zhvilluar gjatë javëve të fundit për të njëjtën temë – të cilën Trump e ka karakterizuar si një gjueti shtrigash politike.

 

Të ngjashme