Lajme
Miku i Hajrulla Çekut dhe Mytaher Haskukës ia dorëzoi letrat kredenciale Erdoganit
Demokracia
17:19 | 26 Korrik 2022

Share:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës në Ankara, Agon Vrenezin.

Siç raporton Anadolu Agency, ambasadori Vrenezi ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit turk.

Pas prezantimit të ambasadorit Vrenezi, bashkëshortes, vajzës së tij dhe disa pjesëtarëve të ambasadës së Kosovës, AA shkruan se ata u fotografuan me Erdoganin.

Demokracia.com Demokracia.com kishte raportuar muaj më parë se Vrenezi është propozuar zyrtarisht nga ministrja Donika Gërvalla për Ambasador të Kosovës në Turqi.

Vrenezi është mik me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Ai ka miqësi edhe me ish-kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Demokracia.com ka siguruar edhe fotografi të ndryshme, ku Vrenezi shihet nën shoqërinë e ministrit Çeku dhe ish-kryetarit, Haskuka.

Në një fotografi tjetër shihet i propozuari për ambasador, Agon Vrenezi, në një dasmë bashkë me ish-kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.

 

Miku i Hajrulla Çekut dhe Mytaher Haskukës konfirmohet ambasador në Turqi

Të ngjashme