Christian Eriksen është zyrtarizuar si futbollist i ri i Manchester United, shkruan Demokracia.com.
Lajmi është konfirmuar nga klubi anglez nëpërmjet një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare.
An artist on the pitch ✨@ChrisEriksen8 is here and we could not be prouder to have him ❤️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 26, 2022
Reprezentuesi danez ka nënshkruar kontratë që do e mbajë të lidhur me klubin nga “Old Trafford” deri në vitin 2025.
Danezi u transferua te “Djajtë e Kuqë” me parametra zero, pasi i skadoi marrëveshja me skuadrën paraprake.
30-vjeçari më parë ishte pjesë e Tottenham Hotspur, Interit e Ajaxit./Demokracia.com/