Ka shkuar në 34 numri i pasagjerëve të vdekur nga aksidenti tragjik me autobus në Kenian Qendrore, mbrëmjen e së dielës, 24 korrik.
Autobusi plot me pasagjerë doli nga rruga, e për pasojë ra nga urë me lartësi prej 40 metrash.
Në njoftimin e Autoritetit Kombëtar të Transportit dhe Sigurisë thuhet se kompania e autobusëve Modern Coast Express Ltd është pezulluar.
Autobusi ra nga një lartësi prej 40 metrash në lumin Nithi teksa po kalonte një urë, e cila ndodhet 50 kilometra larg qytetit Moru nga ku ishte nisur autobusi me destinacion portin e Mombasa.
Njëzet persona u vranë në vend dhe katër të tjerë vdiqën në spital. Disa trupa janë nxjerrë nga lumi.
Në autobus ndodheshin në total 45 pasagjerë. Fotot nga mediat lokale tregojnë rrënojat e autobusit të dëmtuar.
Numri i të vdekurve në rrugët e Kenias ka shënuar rritje vitet e fundit.
Në periudhën janar-qershor, 1,912 njerëz u vranë krahasuar me 1,754 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.