Ndërsa Osman Musliu, imam nga Drenica, për hoxhën Zeqir Berisha ka thënë se është i ndershëm dhe i sjellshëm, prandaj këtë ngarje e ka quajtur të rëndë, e cila kohëve të fundit, ka shkaktuar frikë edhe te hoxhallarët e tjerë në Podujevë.
Osmani deklaroi se situatë të tillë ka pasur edhe personalisht në Xhaminë në të cilën ka shërbyer.
“Asnjëherë nuk kam pasur probleme personale për të cilat jam sulmuar, por vetëm janë munduar të më pengojnë në Xhami”, ka vijuar Musliu.
Musliu ka shtuar se këto gjëra negative dhe radikaliste nuk po mbrohen nga BIK dhe nga shteti, prandaj ai ka kërkuar reagim nga ana e instucioneve përgjegjëse për këtë situatë.
Ndryshe, më 22 korrik, menjeherë pas faljes së namazit të Jacisë, Hoxhës së Fshatit Lupç, Zeqir Berisha, disa persona ia zunë rrugën.
E para derës së Xhamisë, ai u rrah brutalisht nga disa persona.
Se si erdhi deri tek kjo ngjarje e rëndë, banorët e fshatit nuk e dinë me saktësi, por prapa kamerës thonë se deri tek ky incident mund të ketë ardhur si pasojë e mënyrës së faljes së namazit.
Madje, Hoxha Zeqir Berisha, edhe më parë ki kishte paraqitur në polici emrat e disa personave të cilët e kishin penguar gjatë kryerjes së punës së tij.
Ndërkohë, pas kësaj ngjarje Polica e Kosovës, ka arrestuar tre vllezër nga i njëjti fshat, si të dyshuar për kryerjen e sulmit.
Emrat e tyre RTV Dukagjini mëson se imami Zeqir Berisha, i kishte denoncuar edhe më herët.
Këtë e kishte konfimuar dhe Kryeimami në Komunën e Podujevës, Bekim Jashari.