Shtetet e Bashkuara, përmes zëdhënësit të DASH-it, Ned Price uroi presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj për detyrën e re.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në median sociale “Twitter”.
“Urime Bajram Begajt për betimin e tij si President i ri i Shqipërisë. Mezi presim të punojmë me Presidentin Begaj, si Aleatë të NATO-s, për thellimin e partneritetit të qëndrueshëm SHBA-Shqipëri, mbrojtjen e paqes dhe sigurisë dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri”, shkruan zyrtari amerikan.
Kuvendi e zyrtarizoi emërimin e tij më 4 qershor si Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.
Edhe pse mungonte pjesa më e madhe e opozitës në sallën e parlamentit, Begaj arriti të siguronte 78 vota pro – 4 kundër.
Propozimi i Begajt si kandidat erdhi pas konsultimit të socialistëve prej disa kohësh.
Bajram Begaj mori zyrtarisht detyrën nga pararendësi i tij Ilir Meta, mbrëmjen e 24 korrikut.