Policia e Kosovës njofton se me rastin e shënimit të ditës mermoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, me datë 26.07.2022 do të organizohet ceremoni memoriale në të cilën do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, kori diplomatik, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, familjarë të policëve/heronjve të rënë në kryerje të detyrës, andaj ftojmë qytetarët dhe mediat të përcjellin këtë ceremoni përkujtimore.
Në vijim keni informacionet shtesë dhe agjendën për këtë ceremoni përkujtimore.
AGJENDA – 26.07.2022
11:00 – VENDOSJA E KURORAVE
Lapidarët e heronjve-Drejtoria e Përgjithshme e PK-së.
Marrin pjesë personalitetet dhe gazetarët.
11:10 – HAPJA E CEREMONISË MEMORIALE
Rr. “Luan Haradinaj – Stacioni policor “Qendra”– Prishtinë.
Marrin pjesë të gjithë të ftuarit dhe qytetarët.
11:15 – FJALIMET
11:30 – PARAKALIMI I GARDËS DHE NJËSITEVE POLICORE
12:00 – PËRFUNDIMI