Sport
Ademi në “Riza Lushta” inkurajon të rinjtë e komunitetit romë ta formojnë klubin dhe t’i bashkohen FFK-së
Demokracia
20:36 | 25 Korrik 2022

Share:

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qëndruar sot në Mitrovicë në mbështetje të futbollistëve të rinj të komunitetit romë, shkruan Demokracia.com.

Ademi ka inkurajuar të rinjtë e këtij komuniteti duke iu afruar mbështetje për të formuar klubin dhe ta regjistrojnë atë në FFK.

“Futbolli është sport që na bashkon dhe është mundësi e mirë për integrimin e këtij komuniteti, i cili vazhdon të jetë në gjendje të vështirë”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Sot së bashku me anëtarin e KE të FFK-së nga regjioni i Mitrovicës, Xhelal Brojën, qëndruam për vizitë në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku takuam pjesëtarë të komunitetit romë, të cilët aty po zhvillonin stërvitje.

Fëmijët e këtij komuniteti i inkurajova që të vazhdojnë të luajnë futboll, ta formojnë klubin e tyre dhe ta regjistrojnë atë në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Futbolli është sport që na bashkon dhe është mundësi e mirë për integrimin e këtij komuniteti, i cili vazhdon të jetë në gjendje të vështirë.

#BashkëPërFutbollin. /Demokracia.com/

Të ngjashme