Lajme
Reduktime të ujit në Prishtinë për shkak të shpenzimit enorm
Demokracia
18:40 | 25 Korrik 2022

Share:

Në disa lagje dhe fshatra të Prishtinës ka filluar reduktimi i ujit të pijshëm për disa orë.

KRU “Prishtina” ka njoftuar për shkak të temperaturave të larta dhe shpenzimit enorm të ujit të pijshëm si rezultat i keqpërdorimeve të formave të ndryshme, janë detyruar të fillojmë me reduktime të furnizimit me ujë në disa zona të shërbimit.

Ky orar ndërron , varësisht prej kushteve atmosferike dhe vetëdijesimit për përdorim të drejt të ujit të pijshëm.

Orari i reduktuktimeve për fshatrat në gypin magjistral Albanik-Prishtinë.

Nga ora 18:00-06:00 reduktohet furnizimi me ujë të pijshëm për këto fshjatra: Majac, Bajgorë, Humollët, Lupç, Lagjja e Re, Sallabajë, Shakovicë, Lluzhan, Godishnjak, Barilevë, Prugovc, Lebanë, Drenoc, Besia, Vranidoll,

Gërvallë, Kikaj, Kelan, Verbovc, Kozaricë, Pirevët, Bardhosh, Milevc, Batllavë 1 dhe 2, Bellopojë 1 dhe 2, Tërrnavë , Halabak dhe fshati Penuh.

Orari i reduktimeve për komunën e Graçanicës.

Nga ora 23:00-05:00 reduktohet furnizimi me ujë për Graçanicën, Sushica, LlapnaSella dhe Preoci.
Nga ora 18:00-22:00 reduktohet furnizimi me ujë për LLapnasella, Preoc, Bizneset në magjistralen Prishtinë-Lipjan në mënyrë që t’u mundësohet furnizimi me ujë për konsumatorët e fshatit Sushicë dhe Badoc.

Orari i reduktimeve për komunën e Prishtinës.

Nga ora 16:00-22:00 reduktohet furnizimi me ujë për lagjen Nic, Qershia, Çagllavica, Qëndresa, Marigona 2, Rezonanca-Janina.

Nga ora 22:00-07:00 reduktohet furnizimi me ujë për fshatin Hajvali gypi 160 mm.

P.S Çdo reduktim i ujit jashtë këtij planifikimi rezulton me keqpërdorim të ujit nga persona të papërgjegjshëm.

Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm! /Demokracia.com/ 

Të ngjashme