Sport
Të martën dalin në shitje biletat për ndeshjen Drita – Antwerp, këto janë çmimet
Demokracia
16:06 | 25 Korrik 2022

Share:

Drita ka njoftuar se të martën (nesër) do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e kthimit kundër Royal Antwerp.

Drita dhe Antwerpi do të përballen të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Çmimi më i lirë i biletës është 2 euro në pjesën veriore të stadiumit, ndërsa më e shtrenjta 20 euro në zonën VIP.

Biletat do të shiten para teatrit të qytetit në Gjilan dhe në afërsi të stadiumit të qytetit. Shitja e biletave fillon nga ora 12:00 deri në ora 20:00.

Gjithashtu, biletat do të shiten edhe ditën e ndeshjes afër stadiumit “Fadil Vokrri” në dy pika të shitjes./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025