Sport
Notarët Bejiqi dhe Gashi përfaqësojnë Kosovën në EYOF 2022
Demokracia
15:43 | 25 Korrik 2022

Share:

Dy notarët, Hana Bejiqi dhe Mal Gashi, kanë përfaqësuar sot Kosovën në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të Rinj EYOF 2022 Banská Bystrica.

Hana garoi në 100 metra krol dhe pati kohën 1:01.48 minutë, që nuk i mjaftoi për të kaluar në gjysmëfinale, përcjell Demokracia.com.

Ajo në baterinë e saj doli e dyta nga tetë garuese, kurse në përgjithësi përfundoi e 40-ta.

Mali garoi në 400 metra krol dhe përfundoi me kohë 4:15.61 minuta, duke zënë vendin e 31-të, kohë kjo që nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar tutje.

Garuesit i mbështetën nga afër edhe nënpresidentët, Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Bujar Turjaka.

Hana do të garojë edhe në 50 metra krol, ndërsa Mali në 1500 metra./Demokracia.com/

Të ngjashme