Sport
Anglezët nuk shqetësohet para ndeshjes më Shqipërinë por befasohen pse po ndodh kjo
Demokracia
12:48 | 26 Mars 2021

Share:

Vazhdojnë debatet rreth ndeshjes Shqipëri – Angli e cila edhe mëtutje ka mundësi anulimi, që do të ishte një imazh jashtëzakonisht i keq për shtetin shqiptar.

Reagimi zyrtar i FSHF-së, që publikoi letrën e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, e cila nuk merrte përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Angli, është publikuar si shqetësim edhe në mediat prestigjioze angleze.

“Sky Sports” ka kontaktuar me një zyrtar të Federatës Angleze, i cili ka shprehur edhe habinë e tij për këtë ngjarje, por nuk shqetësohen aspak sa i përket sigurisë.

“Dy federatat kanë komunikim të përditshëm para zhvillimit të kësaj ndeshjeje dhe nuk na është bërë me dije asnjë shqetësim për sigurinë e këtij takimi. Kjo është një çështje e brendshme mes autoriteteve shqiptare. Do të ishte e paprecedent që një ndeshje ndërkombëtare të anulohej vetëm disa ditë para zhvillimit të saj”, u shpreh për “Sky Sports” një përfaqësues i zyrës së shtypit në Federatën Angleze. /Demokracia.com

Të ngjashme