Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Francës pas gabimit të pilotit të Ferrarit Charles Leclerc u përplas në xhiron e tetëmbëdhjetë ndërsa ishte në krye.
Gara më pas u bë e lehtë për kampionin e botës, i cili arriti fitoren e shtatë të vitit 2022 përballë pilotit të Mercedes Leëis Hamilton dhe shokut të tij të skuadrës George Russell. Sergio Perez e mbylli garën në vendin e katërt.
Një e diel për t’u harruar për Charles Leclerc, i cili ka marrë të gjitha përgjegjësitë për gabimin që i kushtoi pikë shumë të rëndësishme në luftën për titull.
“Nuk mund të bëj gabime të tilla, jam në një nivel të lartë dhe kjo është e papranueshme. Nëse do ta humb kampionatin për 32 pikë, do të jenë pikët e humbura nga unë këtu dhe në Imola”./Demokracia.com/
Charles Leclerc team radio after his crash pic.twitter.com/26VijY8b5a
— duslé | F1 & WEC fan (@dusle17) July 24, 2022