Sport
Peticioni për stadiumin e ri, kaq nënshkrime janë mbledhur nga ferizajasit deri më tani
Demokracia
18:39 | 24 Korrik 2022

Share:

Ka disa ditë që klubi i futbollit Ferizaj ka nisur peticionin për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit.

Kërkesës së klubi i janë bashkangjitur qytetarët ferizajas që në sheshin e këtij qyteti po nënshkruajnë peticionin në fjalë, shkruan Demokracia.com.

Klubi që tanimë do të bëjë gara në elitën e futbollit kosovar ka njoftuar se deri më tani më shumë se 5 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për ndërtimin e stadiumit të ri.

Ferizaj ka kërkuar edhe nënshkrime të tjera në këtë peticion.

“+5000 ferizajas PËR Stadiumin prapa Palestrës së Sporteve”Bill Clinton”. E diela sportive nuk është sportive për futbollistët e futbolldashësit e Ferizajt, pa Stadium. Dil edhe ti, si mijëra ferizajas ✍️firmos peticionin për ndërtimin e Stadiumit të Ri Futbollistik “Ismet Shabani”, prapa Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”. Ti e ke në dorë, për të ardhmen e gjeneratave sportive, për bardhekaltrën që e bën krenarë çdo ferizajas”, thuhet në postimin e klubit./Demokracia.com/

Të ngjashme