Lajme
LVV thotë se s’ka më skandale në diplomaci, fsheh mega skandalet e Martin Berishajt dhe praktikën e vajzës së Gërvallës
Demokracia
17:45 | 24 Korrik 2022

Share:

Lëvizja Vetëvendosje, partia që drejton kryeministri Albin Kurti, përmes një videoje propagandistike ka bërë përpjekje që të ndreq imazhin e Qeverisë që drejton kreu i tyre.

Në videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se tashmë nuk emërohen ambasadorë në bazë të lidhjeve familjare dhe se s’ka më raste të skandaleve me rrahje e trafik narkotikësh.

Megjithatë, partia në pushtet në videon propaganduese kanë fshehur një prej skandaleve më të mëdha të diplomacisë kosovare, rastin e ambasadorit Martin Berishaj, i cili mbushi faqet e mediave sllovene si i dyshuar për përfshirje në shpëlarje parash.

Shuma e cila është raportuar në mediat sllovene është 600 mijë euro. Vetë Berishaj i ka mohuar raportimet e tilla, derisa institucionet e Kosovës s’kanë ndërmarrë asnjë hap që do të çonte në shkarkimin nga detyra të ambasadorit deri në sqarimin e situatës.

Po ashtu, Demokracia.com javë më parë ka publikuar edhe dokumente ekskluzive sesi Gërvalla ia kishte lëshuar përmes asistentes së saj një dokument zyrtar kinse vajza e saj, Nora Schwarz, e kishte kryer praktikën në kabinetin e saj në MPJD, pa e kryer fare, duke i mashtruar kështu edhe institucionet gjermane.

Të ngjashme