Në një festë private në pishinë në Izrael, të ftuarit panë një tragjedi.
Kjo pasi që “dyshemeja” e pishinës u shemb dhe shatërvani i ujit “mori me vete” dy burra.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njëri arriti të dilte në kohë nga vorbulla, tjetri u tërhoq zvarrë në vrimën që supozohet se ishte disa metra e thellë.
Ai u identifikua si Klil K. (32-vjeçar).
בולען נפער בבריכה בבית פרטי בכרמי יוסף, אדם נעדר@daniel_elazar pic.twitter.com/8YiT1g2rdT
— כאן חדשות (@kann_news) July 21, 2022
Siç bëhet e ditur, ekipet e shpëtimit punuan për katër orë para se të arrinin tek ai dhe ta deklaronin të vdekur.
Klil ishte një lektor dhe mori pjesë në një festë të organizuar nga firma e tij e marketingut në vilën në qytetin Karmei Yosef.
Po sipas mediave të huaja, pronari nuk kishte aplikuar për leje përpara se të ndërtohej pishina.
תיעוד: כך נפער הבור בכרמי יוסף@daniel_elazar pic.twitter.com/b1QdkrBBad
— כאן חדשות (@kann_news) July 21, 2022
Nëse do të kishte aplikuar për leje ndërtimi, nuk do t’i jepej gjithsesi – për shkak të problemeve në infrastrukturë, thuhet në një raportim.
Ndërkohë një nga pjesëmarrësit në festën në pishinë tha se rreth 50 njerëz ishin në vendngjarje kur ndodhi fatkeqësia.
תיעוד: ניסיונות הירידה לבור שנפער בבריכה, בחיפוש אחר הנעדר@daniel_elazar pic.twitter.com/0JzxKvtATr
— כאן חדשות (@kann_news) July 21, 2022
Të ftuarit raportuan se kishin vërejtur një vrimë në pishinë, ata i thirrën kolegët që të largoheshin nga pishina, por në fillim menduan se ishte një lloj loje.
“Disa sekonda më vonë, ‘toka’ sapo u fundos. Pashë dy persona të zhdukur”, thotë një dëshmitar.
Policia ka marrë në pyetje pronarin e shtëpisë nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia