Lajme
U paraqit si vajza e prokurorit, Prokuroria: Babai i saj nuk ushtron detyrën e prokurorit
Demokracia
15:05 | 23 Korrik 2022

Share:

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me rastin e një vajze në Prishtinë, e cila është filmuar duke ofenduar një grua me fëmijë dhe e njëjta dëgjohej duke thënë se “e kam babin prokuror”.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj në një përgjigje për Demokracia.com ka njoftuar se është identifikuar vajza dhe sipas prokurorisë babai i saj nuk është prokuror.

Ajo tha po  ashtu se rasti do të vazhdojë të trajtohet tutje nga organet kompetente.

“Ju njoftojmë se pas veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorit te Shtetit dhe Policisë se Kosovës, është verifikuar  identiteti i vajzës në video, V.A., ndërsa, babai i saj L.A., i cili nuk ushtron detyrën e Prokurorit te Shtetit në asnjërën Prokurori në nivel të Kosovës. Rasti do të vazhdojë të trajtohet tutje nga organet kompetente”, tha Ulaj për Demokracia.com.

Ndërsa Sinjali duke u thirrur në burime ka raportuar se vajza është Valentina Aliun, ndërsa babai i saj Lulzim Aliut, i cili jeton në Belgjikë dhe nuk ushtron detyrën e Prokurorit në Kosovë/Demokracia.com/.

 

Të ngjashme