Lajme
Policia del me raport: Imami njoftoi vetë organet e rendit se u sulmua nga tre vëllezërit
Demokracia
10:03 | 23 Korrik 2022

Share:

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për sulmin ndaj imamit të fshatit Lupç të Podujevës, i cili u rrah rëndë mbrëmjen e së enjtes.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe se për rastin ka njoftuar imami.

“VRASJE NË TENTATIVË / Podujevë 21.07.2022.22:00.  Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë lidhur me rastin të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme