Sport
Lenjani: Nuk bëmë lojë të mirë, e rëndësishme fitorja
Demokracia
23:02 | 25 Mars 2021

Share:

Shënuesi i golit të fitores së Shqipërisë kundër Andorrës, Ermir Lenjani është parë i lumtur pas ndeshjes, shkruan Demokracia.com.

“Gol pas 7 vitesh? U ndjeva shumë mirë. Jam krenar që ndihmova shokët e mi për të marrë fitoren. Nuk ishte lojë shumë e mirë. Duhet të analizojmë me kujdes se çfarë mund të bëjmë më mirë për ndeshjen me Anglinë. Shpresoj që të shkruajmë historinë!

Në këtë pozicion ndihem shumë mirë. Trajneri më dha besimin dhe u mundova të bëja sa më mirë dhe nuk më doli keq mendoj”, tha Lenjani për Supersport. /Demokracia.com

Të ngjashme