Ish-deputeti i PDK-së, Gani Koci, ka reaguar pas deklaratës së Vjosa Osmani, pasi që ajo tha se nuk mund të harrohet se kush i kontribuoi më së shumti Gjykatës Speciale, duke aluduar në ish-presidentin Hashim Thaçi.
“Të mbuloftë turpi Vjosa Osmani!”, e ka nisur reagimin e tij Koci.
Ai ka thënë se Thaçi po e ndjek Vjosa Osmanin edhe në ëndërr.
“Je e pacipë”, ka shkruar ai.