Suedia e Spanja dy skuadrata favorite për dy vendet e para në Grup, janë duke udhëhequr në pjesët e parë në sfidat që po i zhvillojnë kundër Gjeorgjisë përkatësisht Greqisë, shkruan Demokracia.com.
Suedia që të dielën zbret në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë i ka mbyllur 45 minutat e parë në epërsie prej një goli.
Me të njëjta shifra është mbyllur edhe pjesë e parë në ndeshjen Spanja – Greqia.
Të kujtojmë se Kosova të dielën ndeshet me Suedinë në Fadil Vokrri” ndërsa me 31 mars përballet në Sevilla me Spanjën. /Demokracia.com