Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar sot ndaj VV-së e cila i ka propozuar rezolutë qeverisë së saj, për të ndërmarrë veprime ndaj inflacionit në rritje.
Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka pyetur se pse është e nevojshme një rezolutë e tillë kur kjo parti udhëheq me vendin.
“Edhe kjo ndodhi sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pra mazhoranca i propozon Qeverisë rezolutë për të ndërmarrë veprime karshi rritjes së inflacionit. Pse është e nevojshme rezoluta e VV-së, kur i ka nën menagjim të gjithë mekanimzmat institucional. Në orvajtje për të shpëtuar lëkurën e saj, Qeveria përdorë deputetët për të ndërtuar një ombrellë populliste. Kur doni me u mbush mend e mos me bë hajgare me këtë vend?”, ka shkruar Lekaj.
Ky është postimi i tij i plotë:
Edhe kjo ndodhi sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pra mazhoranca i propozon Qeverisë rezolutë për të ndërmarrë veprime karshi rritjes së inflacionit.
Pse është e nevojshme rezoluta e VV-së, kur i ka nën menagjim të gjithë mekanimzmat institucional. Në orvajtje për të shpëtuar lëkurën e saj, Qeveria përdorë deputetët për të ndërtuar një ombrellë populliste.
Kur doni me u mbush mend e mos me bë hajgare me këtë vend?