Sport
Ulpiana organizon një ndeshje bamirësie për të mbledhur fonde për 38-vjeçaren nga Lipjani
Demokracia
13:48 | 21 Korrik 2022

Share:

Klubi lipjanas, Ulpiana gjatë ditës së sotme ka organizuar një ndeshje nga e cila do të gjenerohen fonde për mjekimin e 38-vjeçares, Rifadie Seferi e cila vuan nga një varg sëmundjesh.

Ulpiana nepërmjet faqes së saj zyrtare ka bërë të ditur se ndeshja me Prizrenin do të zhvillohet në “Sami Kelemendi” duke filluar nga ora 17:30 dhe të hyrat do të adresohen te familja Seferi, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë i Ulpianës:

Të nderuar sportdashës, sportist dhe ju qytetarë të komunës së Lipjanit,

Rasti i Rifadies e cila po vuan nga një varg sëmundjesh i ka prekur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sigurisht që na ka prekur edhe neve si klub, andaj kemi vendosur qe ditën e neserme t’a organizojmë lojë miqësore me karakter humanitarë në ndihmë të Rifadies, e cila është nënë e tre femijëve.

Të dashur Lipjanas!

Ju bejmë thirrje të gjithëve, që nesër duke filluar nga ora 17:00 fillon ndeshja, dhe në hyrje te Stadiumit “Sami Kelmendi” në Lipjan do vendoset kaca e cila do të shërbejë për grumbullimin e mjeteve për bashkëqytetaren tonë.

Ne do të sensibilizohemi me rastin dhe gjitha të hyrat e kesaj miqesore, dedikohen për rastin e familjes Seferi nga komuna e Lipjanit.

Zoti e sheroftë motrën tonë, e lutemi që sa më shpejt t’a kalojë edhe këtë sfidë e t’i kthehet bashkëshortit Afrimit e fëmijëve.

Me respekt!
KF Ulpiana“./Demokracia.com/

Të ngjashme