Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se është rritur numri i pacientëve të spitalizuar me Covid-19.
Në njoftim tregohet se në tërë SHSKUK-në të spitalizuar me këtë virus janë 91 pacientë, shkruan lajmi.net.
Klinika infektive është ajo që ka më së shumti pacientë 25, po ashtu pacientë janë edhe 3 foshnje.
Njoftimi i plotë:
Është rritur numri i pacientëve të spitalizuar me Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme.
Bazuar në raportin e datës 21 korrik 2022, rritje të numrit të pacientëve ka në Klinikën Infektive, Klinikën e Gjinekologjisë, Klinikën e Pediatrisë dhe në atë të Neonatologjisë.
Në tërë ShSKUK-në, të spitalizuar me Covid-19 janë 91 pacientë
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 25 pacientë.
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë.
Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë.
Klinika e Neonatologjisë, 3 foshnje.
Spitali i Gjakovës,11pacientë.
Spitali i Pejës, 17 pacientë.
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.
Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë.