Lajme
Kurti tha se Serbia e ka shtyrë takimin e tij me Vuçiqin, reagon Petkoviq
Demokracia
08:02 | 21 Korrik 2022

Share:

Petar Petkoviq, drejtor i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Serbi, ka thënë të mërkurën se “Albin Kurti s’mund ta akuzojë Beogradin për bllokimin e dialogut”.

Deklarata e Petkoviqit vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka deklaruar të mërkurën se “Serbia e ka shtyrë takimin e tij me Aleksandar Vuçiqin”.

Por sipas Petkoviqit, Kosova “e ka obligim” miratimin e Asociacioni të Komunave Serbe, raporton Tanjug, transmeton Express.

“Beogradi, i udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiq, do të jetë gjithmonë i gatshëm t’i përgjigjet çdo thirrjeje për dialog, por dialog produktiv mund të bëhet vetëm me një bashkëbisedues të besueshëm dhe konstruktiv, gjë që Kurti nuk është dhe nuk ka qenë kurrë”, ka thënë Petkoviq.

Vetëm dy takime kanë ndodhur mes Kurtit dhe Vuçiqit, që kur Kurti hyri në zyrën e kryeministrit, marsin e vitit të kaluar.

Në të dy takimet nuk ishte arritur as një dakordësi. Por dialog ka pasur dialog edhe të nivelit teknik, ku janë arritur disa marrëveshje si ajo për targat dhe tash për energjinë.

Të ngjashme