Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi ka deklaruar se vite më parë, njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës i kanë rrahur ata të LVV-së kur këta të fundit kanë qenë në mbledhje.
Ai tha se njerëzit e LVV-së nuk kanë guxuar të shkojnë nëpër qytete të ndryshme të vendit sepse sipas tij, “i kanë rreh”.
“Iu kërkoj falje krejt njerëzve që kanë qenë në LVV. Unë e kam mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje kur atëherë i kanë rreh këta. Nuk kanë guxu me shku nëpër qytete se i kanë rreh. Ju e dini që i kanë rreh. I kanë rreh në Mitrovicë e vende tjera. Qëllimi ka qenë publik dhe politik. Kur kam shku në LVV, kur je në politikë dhe bon akte të dhunës, unë jam kundër”, tha ai në T7.
Ai i quajti grup banditësh personat që siç thotë ai, i kanë rrahur ata të Lëvizjes Vetëvendosje.